Siti kërkon të përfitojë nga kriza financiare e Barcelonës , zbulohet oferta qesharake për Mesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2020 | 15:18

Siti kërkon të përfitojë nga kriza financiare e Barcelonës , zbulohet oferta qesharake për Mesin

Mançester Siti kërkon që të përfitojë nga kriza financiare e Barcelonës dhe të bëjë një ofertë deri diku “qesharake” për një nga lojtarët më të rëndësishëm të historisë së futbollit.mesi man siti

“Qytetarët” do të paguajnë 50 milionë paund për sulmuesin argjentinas, Lionel Mesi, të cilit i skadon kontrata në fundin e këtij sezoni. Mediat britanike janë të bindura që ai do të pranojë ofertën dhe dëshiron që të luajë nën urdhrat e trajnerit Pep Guardiola në merkaton e verës.

Por, mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjë skuadra e Barcelonës, e cila dëshiron që t’i rinovojë kontratën. Gjithçka varet nga presidenti i ri i skuadrës, i cili do të zgjidhet në fundin e janarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"