Siti dyshon për puç nga Bajerni, anglezët besojnë se i është bërë presion UEFA-s

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2020 | 11:17

Siti dyshon për puç nga Bajerni, anglezët besojnë se i është bërë presion UEFA-s

Mançester Siti mendon se përjashtimi nga Liga e Kampioneve është një vendim shumë i rëndë dhe që është influencuar nga skuadra të mëdha në Europë. Drejtuesit e “Qytetarëve” janë të bindur se Bajerni i Mynihut, Reali i Madridit dhe PSG-ja kanë shtyrë UEFA-n që të marrë këtë vendim drastik. 

mancester siti

Lajmin e bën të ditur “The Athletic”, që raporton se shefat e Sitit dyshojnë që këto skuadra të mëdha t’i kenë bërë presion UEFA-s për ta lënë jashtë Champions-it për dy sezonet e ardhshme. “Zëra pranë Sitit mendojnë se disa klube, mes tyre Madridi dhe Bajerni, por edhe të tjera skuadra angleze i kanë bërë presion UEFA-s që të marrë këtë vendim. Një tjetër klub është PSG-ja, e cila prej pak kohësh evitoi një tjetër ndëshkim të rëndë, që nga momenti kur presidenti Naser Al Khelaifi është ulur në zyrat e UEFA-s në komitetin ekzekutiv”, shkruan “The Athletic”.

Artikulli shpjegon edhe mënyrën se si Mançester Siti do të mbrohet në KAS duke kërkuar që bëhet fjalë për sezonin 2014 dhe vendimi i marrë tani është i padrejtë. Siti ka besim se KAS-i do ta heqë dënimin e UEFA-s dhe do ta rikthejë sërish skuadrën në kompeticionet europiane.

Guardiola-2

 GUARDIOLA- Gjatë këtyre ditëve, Pep Guardiola ka pasur një takim me të gjithë lojtarët dhe u ka kërkuar të jenë shumë të kujdesshëm dhe të mos japin asnjë intervistë për mediat. Ai kërkon që të gjithë të jenë të përqendruar maksimalisht në fushën e lojës dhe të harrojnë gjithashtu festat individuale dhe familjare. Ai ka “burgosur” lojtarët, në mënyrë që të japin përgjigjen e duhur në fushën e lojës, sidomos në ndeshjen kundër Realit të Madridit.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"