Siti-Barça në sulm për mbrojtësin e Interit, por zikaltrit i thonë “jo” 50 milionë eurove

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2018 | 16:55

Siti-Barça në sulm për mbrojtësin e Interit, por zikaltrit i thonë “jo” 50 milionë eurove

Milan Shkrinjiar ka bërë një sezon të mirë në aspektin personal tek Interi, dhe tashmë shumë klube europiane interesohen për shërbimet e tij. Siç raportohet nga Italia, Mançester Siti dhe Barcelona kanë ofruar deri në 50 milionë euro në tavolinën e drejtorit sportiv Piero Ausilio. Tashmë, operacioni që solli në Milano mbrojtësin për 35 milionë euro, nuk kritikohet më, pasi mendohet se ai i ka shlyer të gjitha paratë e paguara për të.

milan skriniar

Shkrinjar ka përsëritur shpesh se ndihet i lumtur në Milano, dhe se dëshiron të luajë me Interin në Champions, dhe mesa duket drejtori Ausilio e ka pasur të lehtë të refuzojë edhe këto miliona euro, për ta pasur në ekip edhe sezonin tjetër mbrojtësin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"