Siti argëtohet me Bazelin e Xhakës, i shënon “poker” golash në Zvicër (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2018 | 22:16

Siti argëtohet me Bazelin e Xhakës, i shënon “poker” golash në Zvicër (Video)

Mançester Siti ka shpartalluar Bazelin në transfertë me rezultatin 0-4, në takimin e parë të vlefshëm për 1/8 e Ligës së Kampionëve. Skuadra e teknikut Guardiola, me formën e shkëlqyer që po kalon, është një nga pretendonte kryesore, për të fituar trofeun më të rëndësishëm për klube në Europë.

Siti

Skuadra e futbollistit shqiptar, Taulant Xhaka, i cili në sfidën e sotme, u aktivizua si qendërmbrojtës, nuk arriti ti bënte dot ballë “furisë” së “qytetarëve”, ku në pjesën e parë pësuan 3 gola. Gundogan në minutën e 14-t, Bernardo Silva në minutën e 18-të dhe Serxhio Aguero në minutën e 23-të, ishin autorët e golave në pjesën e parë.

Siti

Për t’i venë kapak takimit mendoi turko-gjermani, Gundogan i cili në minutën e 53-t, shënoi golin e 4-t dhe të dytin personal. Takimi i kthimit do të zhvillohet në datën 7 mars.

 Bazel-Mançester Siti 0-4

Gundogan 14′, 53′ , Bernardo Silva 18′ , Aguero 23′ 

 

Më poshtë formacionet e plota të të dyja ekipeve:

F

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"