“Sitë” dhe firma, Lushnja drejt ndërtimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2022 | 17:12

“Sitë” dhe firma, Lushnja drejt ndërtimit

Lushnja është “transformuar”. Skuadra nuk i ngjan aspak asaj që mbylli sezonin e fundit. Janë 17 largime në total dhe 13 afrime deri në këtë fazë të merkatos. E megjithatë, ende nuk mund të flitet për firma. Asnjë nga lojtarët e ardhur gjatë kësaj vere nuk është konfirmuar.

lUSHNJA

Nëse një pjesë e mirë kanë qenë kërkesa të vetë stafit teknik dhe nënshkrimi për ta do të jetë një formalitet, ka edhe nga ata në provë dhe që po kalojnë në “sitë”. Këto dy javë i kanë shërbyer stafit teknik për të testuar gjithkënd. Klodian Duro kërkon të hedhë baza të forta për ndërtimin e ekipit të ri, ndaj po tregohet i kujdesshëm në çdo hap që po bën. Trajneri i ka dhënë kohë secilit prej elementëve që ka pasur në urdhra këto kohë që të tregojë veten dhe vetëm këtë javë, do të thotë fjalën e tij.

Me të vendosur pikat mbi “i”, në lojë do të futet klubi. Asnjë lojtar nuk ka nënshkruar për verdhejeshilët dhe këtu përfshijmë edhe lojtarët që kanë rezistuar nga vjet. Ata do të ulen me drejtuesit dhe vetëm pasi të diskutojnë për anën financiare, mund të kalojnë te shkresat. Pas fundjavës pushim, futbollistët do të rinisin përgatitjet sot. Në fushën e Plugut, pritet që të vijojnë edhe për pak ditë. Klubi ka menduar që skuadra të zhvendoset për të paktën dy javë jashtë territorit të Shqipërisë. E megjithatë, ende nuk është zyrtarizuar axhenda.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"