Sise ka një ëndërr të papërmbushur: Jam gati të luaj pa pagesë vetëm që të …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2020 | 17:44

Sise ka një ëndërr të papërmbushur: Jam gati të luaj pa pagesë vetëm që të …

Mosarritja e 100 golave në Ligën 1 e mundon shumë sulmuesin francez, Djibril Sise, për faktin se vetëm 4 gola e ndajnë nga kjo shifër.

cise

Fituesi i Ligës së Kampioneve në vitin 2005 me Liverpulin, Sise nuk ndihet rehat me veten nëse nuk shënon dhe 4 gola të tjerë në kampionatin francez, prandaj dhe është gati të luaj falas me një skuadër që do t’i japë mundësinë të realizojë ëndrrën e tij.

“Ju e dini që ne sulmuesit kemi dëshirën e madhe për të shënuar. Unë dëshiroj të arrij 100 gola në kampionatin francez. Më mungojnë vetëm 4 dhe ndihem shumë keq.

Më çmend ky fakt. Dua të rikthehem në Ligën 1 dhe t’i shënoj këto 4 gola. Nëse një klub më pranon, do të luaja me ta 2-3 muaj. Jam gati të luaj falas, prandaj nuk ka ndonjë rrezik të madh për klubin,” tha 38 vjeçari për “SO FOOT”.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"