Sirenat e merkatos joshin Lautaron, Interi bën sërish pazar në Premier

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 25, 2020 | 0:15

Bota FB Lajmi i fundit LAJMI KRYESOR Premier Liga Seria A

Sirenat e merkatos joshin Lautaron, Interi bën sërish pazar në Premier

Klauzola e ulët për një lojtar të kalibrit të tij, fjalët e Leo Mesit dhe zërat për interesin e shumë klubeve e kanë detyruar Interin të mendojë në njëfarë mënyre për një pasues të Lautaro Martinezit në rast largimi. 111 milionë eurot në kontratën e tij nuk përbejnë asnjë masë mbrojtëse për të mbajtur larg pretendentët, me Barcelonën e Realin që duken fuqimisht të interesuar për bomberin zikaltër. 

lautaro-martinez

Vetë drejtori Marota pak ditë më parë deklaroi se largimi i sulmuesit do të ndodhte vetëm në rast se djaloshi e kërkonte vetë diçka të tillë. Në këto rrethana, tek Interi nuk duan të kapen të papërgatitur dhe me sa duket kanë nisur të shqyrtojnë profilet që mund të përshtaten me lojën e Antonio Kontes.

Auba

OBAMEJANG – I pari në listën zikaltër është Pier Emerik Obamejang. Sulmuesit i skadon kontrata me Arsenalin në fund të sezonit 2020-21 dhe deri më tani ai ka refuzuar çdo lloj oferte rinovimi nga klubi aktual. Sipas mediave angleze, mes tij dhe Interit ka pasur disa flirte, por klubi italian duhet të bëjë llogaritë edhe me kërkesën prej 40 milionë eurosh që “Topçinjtë” pretendojnë nga blerësi i mundshëm i 31-vjeçarit. Për Obamejang do të ishte një rikthim në Itali, pasi ai është prodhim i ekipeve zinxhir të Milanit, klubi që nuk besoi tek ai dhe e shiti për 1 milion euro te Sent Etieni.

antoni marsial

PISTA B – Pas Jangut dhe Lukakut, Interi mund të trokasë përsëri në dyert e Mançester Junajtidit për një tjetër lojtar. Bëhet fjalë për Entoni Marsial, i cili mund të largohet nga “Djajtë e kuq” që në verë megjithëse kontrata e tij skadon në 2024-ën. Fati i francezit është gjithashtu i lidhur me Lautaro Martinezin. Nëse “Demi” largohet, Marsial do ta zëvendësonte tek Interi, teksa nëse Barcelona dështon ta blejë interistin, mund të jetë Marsial ai që do të mbajë peshën e sulmit katalanas duke nisur që nga sezoni i ardhshëm.

/PANORAMASPORT.AL/




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com