“Sirena” ruse për lojtarin e Liverpulit, të kuqtë gati t’i zgjasin kontratën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 14:49

“Sirena” ruse për lojtarin e Liverpulit, të kuqtë gati t’i zgjasin kontratën

Liverpul po planifikon ti zgjasë kontratën mbrojtësit Dejan Lovren edhe për një vit tjetër deri në 2022. Të kuqtë do zgjasin kontratën me kroatin, nëse ai qëndron deri në përfundim të merkatos verore.

lovren2

Për Lovrenin interes ka pasur nga skuadra ruse e Zenitit. 31-vjeçari kroat i’u bashkua Liverpulit në 2014 nga Southemptoni për 20 milion euro. Dejan Lovren e ka ndihmuar klubin anglez të fitojë Premier Ligën, teksa ka bërë 10 paraqitje këtë sezon. Gjithsej kroati ka bërë 131 paraqitje me Liverpulin, ku ka shënaur 5 gola dhe fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2019.

Zeniti ishte klubi më i interesuar për Lovrenin, por mesa duket Liverpuli kërkon ti ofrojë zgjatjen e kontratës edhe për një vit tjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"