Sirena nga Premier Liga për Muriqin, sulmuesi drejt largimit nga Lacio

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2022 | 21:17

Sirena nga Premier Liga për Muriqin, sulmuesi drejt largimit nga Lacio

Vedat Muriqi nuk po luan rregullisht tek Lacio edhe pse në krye erdhi Mauricio Sarri. Sulmuesi nuk shihet nga tekniku si zgjedhje e parë dhe për këtë arsye ai mund të largohet nga klubi.

Vedat Muriqi of SS Lazio during the Serie A match between SS Lazio and Sassuolo Calcio at Stadio Olimpico, Rome, Italy o

Sipas mediave italiane për kosovarin ka shfaqur interes skuadra e Lidsit  në Premier Ligë. Klubi ndodhet në një pozicion të keq në kampionat, ku ndodhet në vendin e 16 me 19 pikë të grumbulluara.

Muriqi shihet si një opsion i mirë për sulmin duke parë që deri më tani ata kanë shënuar vetëm 21 gola në Premier Ligë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"