Sirena merkatoje, klubi gjerman interesohet për Taulant Seferin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2023 | 21:51

Sirena merkatoje, klubi gjerman interesohet për Taulant Seferin

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Taulant Seferi ka rënë në radarët e ekipit gjerman SC Paderborn, i cili ndodhet aktualisht në Bundesligën 2.

Collage Maker-18-Apr-2023-11-09-AM-3379

Lajmi është bërë i ditur nga media ukrainase “sportarena”. Klubi ku aktualisht luan Seferi, Vorskla Poltava nuk ka marrë ende një vendim për të ardhmen e futbollistit.

Shumë gjëra do të varen nga rezultatet e paraqitjes së skuadrës në sezonin aktual, si dhe nga propozimi për golashënuesin më të mirë të skuadrës.

Kontrata aktuale e sulmuesit 26-vjeçar është deri në verën e vitit 2025. Këtë sezon ai ka luajtur 22 ndeshje, në të cilat ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë një asistim.

gk,mgg

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"