“Sirena” italiane për lojtarin e Kombëtares, kërkohet nga dy ekipe të Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2019 | 20:54

“Sirena” italiane për lojtarin e Kombëtares, kërkohet nga dy ekipe të Serisë A

Ardian Ismajli mund t’i japë fund aventurës në Kroaci me Hajdukun e Splitit, gjatë merkatos së ardhshme.ismajli kombetare shqiperia stervitje

Për futbollistin interesohen dy skuadra italiane, të cilat do të provojnë ta marrin atë në ekipet e tyre respektive. Sipas asaj që shkruan “24Sata”, shqiptari ndiqet me kujdes nga Atalanta, dhe Bolonja.

Kalimi në Serinë A, do të ishte një hap i rëndësishëm për futbollistin, për shkak se është një nga kampionatet më të rëndësishme.

Pikërisht për transferimin te njëra nga këto ekipe, 23-vjeçari mund të merrte rekomandime edhe nga trajneri Edi Reja, i cili e njeh shumë mirë kampionatin italian, për shkak se ka drejtuar disa ekipe aty.Ismajli

Ismjali ka kontratë deri në vitin 2022 me Hajdukun e Splitit, dhe do të lihej i lirë për të paktën  një milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"