“Sirena” arabe për Ze Marian, trajneri ka një ofertë tunduese pas zërave që e lidhnin me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2018 | 17:39

“Sirena” arabe për Ze Marian, trajneri ka një ofertë tunduese pas zërave që e lidhnin me Partizanin

E ardhmja e Ze Marias te Tirana mbetet pezull. Por kjo nuk do të thotë që atij i mungojnë ofertat. “Sirenat” e para vijnë nga Arabia. Gazeta mëson se trajnerit i ka ardhur një ofertë realisht tunduese financiare prej Emirateve Arabe. Burime pranë trajnerit thonë se ai ka disa javë që ka biseduar me menaxherin që po bën ndërmjetësin për një transferim të mundshëm të tij.

Ze Maria

Por dëshira e brazilianit për të provuar Superioren ka një prapaskenë: ai e sheh Shqipërinë si një shans për t’u futur në tregun europian. Gjithsesi, ky muaj do të jetë realisht përcaktues për të dhe stolin e Tiranës në elitë. Ze Maria dëshiron që të qëndrojë në kryeqytet dhe këtë e ka shfaqur hapur me deklaratën e dhënë pas ndeshjes me Tomorin, por edhe me postimet e bëra në “Instagram”-in e tij gjatë ditëve të fundit. Megjithatë, për rinovim nuk mund të flitet ende. Ekziston një lloj “hendeku” mes palëve dhe rrjedhimisht mungon edhe takimi për të nisur negociatat për një zgjatje të marrëveshjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"