Sirena angleze për Strakoshën, Tare dhe Lacio me sytë nga Turqia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2019 | 9:34

Sirena angleze për Strakoshën, Tare dhe Lacio me sytë nga Turqia

Thomas Strakosha është blinduar nga Lacio deri në vitin 2022. Mirëpo, paraqitjet pozitive javë pas jave kanë bërë që emri i tij të jetë shpesh mes atyre që e kërkojnë brenda dhe jashtë Italisë. 

Strakosha

Së fundmi, mediat italiane bëjnë me dije se në adresë të shqiptarit ka sërish sirena angleze, gjë e cila ka vënë në lëvizje drejtuesit e skuadrës për të gjetur një pasues në të ardhmen.

Nga sa bëhet me dije, Igli Tare dhe bashkëpunëtorët e tij kanë hedhur sytë nga Turqia, teksa nën vëzhgim është vendosur portieri 23 -vjeçar i Trabzonsporit, Urukan Cakër.

Thomas Strakosha shihet si garanci për të ardhmen, jo vetëm te skuadra e Lacios, por edhe në Kombëtaren shqiptare.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"