“Sirena” angleze për lojtarin e Juves, Arsenal dhe Liverpul “përplasen” në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2019 | 10:27

“Sirena” angleze për lojtarin e Juves, Arsenal dhe Liverpul “përplasen” në merkato

Lënia jashtë listës Champions, por edhe një rol prej një rezerve luksi duket se i rri disi ngushtë Emre Xhanit.

EMRE CAN

Mesfushori gjerman nuk humb rast për ta thënë hapur se nuk është i lumtur te Juventusi, pas hierarkive të vendosura nga trajneri i ri, Mauricio Sarri, prandaj në merkaton e janarit mund të vendosë që të ndërrojë ambient, me Premier Ligën në krye të preferencave të tij.

Siç raporton media britanike, Liverpuli është gati që ta mirëpresë një rikthim të Xhanit, duke parë se edhe rregullorja e re e UEFA-s lejon që të luajë në Champions, ndërsa një tjetër skuadër shumë e interesuar është edhe Arsenali, që përveç Emresë synon edhe mbrojtësin Rugani nga Juvja.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"