Sipari i futbollit shqiptar ngrihet më 12 gusht, diskutohet Superkupa mes Skënderbeut e Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2018 | 22:39

Sipari i futbollit shqiptar ngrihet më 12 gusht, diskutohet Superkupa mes Skënderbeut e Laçit

Kategoria Superiore e këtij edicioni do të nisë më 19 gusht, sipari i futbollit shqiptar do të ngrihet që një javë më parë, kur në 12 gusht, do të luhet edhe Superkupa e Shqipërisë.

ndeshja-2-470x264

Këtë trofe, e diskutojnë mes tyre Skënderbeu, si fitues i Kategorisë Superiore për edicionin e kaluar, dhe si kundërshtar ekipin e Laçit. Edhe pse Skënderbeu i fitoi të dy trofetë, kundërshtar do të ketë Laçin, si ekip humbës i Kupës së Shqipërisë, siç shkruhet edhe në rregullore.

2 .Në rast se një skuadër brenda një sezoni, shpallet Kampione e Kampionatit Kombëtar të Kategorisë Superiore dhe fituese e Kupës së Shqipërisë, atëherë Superkupa e Shqipërisë do të luhet midis skuadrës kampione të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë Superiore të skuadrës finaliste të Kupës së Shqipërisë.

3 .Ekipi pritës për ndeshjen finale të Superkupës së Shqipërisë do të jetë ekipi fitues i Kampionatit të Kategorisë Superiore.

Pra më 12 gusht, skuadra e Skënderbeu do të luajë Superkupën ndaj Laçit, finalistes së Kupës së Shqipërisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"