Sinqeriteti i Xhixhës: Mund të ishte faull te goli, por tani nuk e kthejmë dot mbrapa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2022 | 22:31

Sinqeriteti i Xhixhës: Mund të ishte faull te goli, por tani nuk e kthejmë dot mbrapa

Redon Xhixha vazhdon të shënojë gola të rëndë për Tiranën. Sulmuesi i ka dhënë sot fitoren bardhebluive në derbin ndaj Dinamos duke konfirmuar formën e mirë para portës. Një gol me polemika, të cilin ai e pranoi në “SuperSport” se gjyqtari mund ta kishte vendosur edhe faull.

xhixha

“Trajneri sot thjesht më komplimentoi për golin dhe asgjë më shumë.

Episodi i pjesës së parë? Të them të drejtën shkova e godita topin, kisha kontakt nga portieri te kavilja dhe nuk pashë se çfarë ndodhi. Gjyqtari tha që e vazhdova lojën në vijim, mendova që ishte i kuq, por kisha dhimbje.

Të them të drejtën, të gjithë e dimë se para një jave nuk është se bëmë një ndeshje të mirë me Vllazninë, ishim në ndeshjen tonë më të keqe. Çunat thanë që do të marrim në dorë këtë ndeshje, do ta fitojmë, u futëm, e fituam, arritëm objektivin.

Përplasja me Sofranac? Kjo edhe mund të jepet faull, por arbitri nuk e ka dhënë. Ça t’i bëjmë? Edhe Simoni mund të ishte për të kuq, janë gjëra që i përkasin arbitrit. Çfarë t’i bëjmë, nuk e kthejmë dot mbrapa!

Shpresoj që ta përmirësoj, të shënoj sa më shumë e të kaloj shifrën e 12 golave, por deri në fund kampionati është i gjatë. Shpresoj ta kaloj dhe të thyej rekordin tim personal.

Këtë fitore duam t’ia dedikojmë presidentit se për arsye shëndetësore nuk ka qenë në stadium dhe ia dedikojmë atij”, tha Xhixha.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"