Sinqeriteti i Rumeniges: Shpresoja që Barça të mos kalonte grupin, por kur pashë Interin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2022 | 20:42

Sinqeriteti i Rumeniges: Shpresoja që Barça të mos kalonte grupin, por kur pashë Interin…

Karl Hainz Rumenige po pret me padurim sfidën mes Bajern Mynih dhe Barcelonës. Një sfidë që ai e sheh tashmë si tifoz i bavarezëve, por gjithmonë me shpresën që këta të fundit të mposhtin katalanasit ashtu siç bënin në vitet kur ai ishte drejtues në klub.

Rumenige5

“Fitorja 2-8 ishte diçka legjendare, por ishte edhe përballja e dyfishtë në vitin 2013, kur ne fituam 4-0 dhe 3-0. Barça ka qenë gjithmonë një model për t’u ndjekur por në vitet e fundit gjërat kanë ndryshuar pak. Kanë pasur vështirësi të mëdha financiare. Laporta deshi të digjte etapat dhe ka ndërtuar një skuadër që nuk mund të nënvlerësohet. Ai është një optimist i lindur dhe pastaj në Spanjë financat nuk kanë një peshë aq të madhe. Nëse mbërrijnë rezultatet, gjithçka zgjidhet në një mënyrë apo një tjetër”, theksoi Rumenige për “AS” ku pranoi se në një moment kishte shpresuar që katalanasit të pësonin dështim në këtë edicion në Ligën e Kampioneve.

“Unë shpresoja që Barcelona të dilte në vend të tretë, por Interi më ka dhënë ndjesi më të këqija pas ndeshjes së parë”, pranoi duke qeshur ish-futbollisti gjerman i cili në karrierën e tij ka veshur edhe fanellën e klubit zikaltër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"