Sinqeriteti i Morata: Italia e Juvja më rriti, tani dua t’i mund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2016 | 11:21

Sinqeriteti i Morata: Italia e Juvja më rriti, tani dua t’i mund

Alvaro Morata ka qenë ai që ka shoqëruar trajnerin Visente Del Boske në konferencën për shtyp të Spanjës, me ish-juventinin që i njeh më mirë se kushdo tjetër italianët:

euro-2016-alvaro-morata-nous-avons-fait-un-grand-match

“I kam konsumuar edhe në deklarata të tjera elozhet për mbrojtësit dhe shokët e mi juventinë. Pa dyshim që duke u stërvitur kundër tyre, por edhe duke luajtur përkrah, nuk e fsheh se te Juventusi dhe në dy vitet e mia në Serinë A kam mësuar dhe jam përmirësuar shumë, por ndërkohë tani më duhet të shoh përpara, duke nisur nga ky Europian.

Është një ndeshje me eliminim direkt dhe unë dua t’i mund. Zaza në pankinë? Më mirë për ne. Simone është miku im më i mirë, por edhe një bomber i frikshëm. Nëse nuk ka shënuar sivjet në këtë Europian është thjesht një rastësi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"