Sinjale pozitive, njeriu i titullit kampion pranë rinovimit me Milanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2022 | 14:35

Sinjale pozitive, njeriu i titullit kampion pranë rinovimit me Milanin

Pas kampionatit të fituar si protagonist absolut (u shpall edhe “Lojtari më i mirë” i Serisë A) Rafael Leao tashmë po shijon pushimet.

LEAO

Diskutimet për rinovimin, të cilat janë shumë delikate, duhet të nisin nga supozimi se si Milani ashtu edhe Leao duan të vijojnë rrugëtimin e tyre së bashku.

Drejtuesit e “Djallit” po përpiqen të arrijë një marrëveshje për një rinovim të kontratës deri në vitin 2027, në mënyrë që të blindojë përgjithmonë lojtarin.

Madje, nga klubi ka pasur edhe përpjekje për të ndihmuar Leaon që të paguajë 20 milionë eurot që i detyrohet Sportingut.

Sidoqoftë, nga raportimet e fundit prej mediave italiane, ka të ngjarë që në kontratë të përfshihet edhe një klauzolë lirimi, e cila aktualisht shkon në 150 milionë. Rinovimi, megjithatë, mund të vijë vërtet, por do të marrë më shumë kohë nga sa mendohej.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"