Sinjal shprese nga Madridi për Kamberin, sulmuesi i Shqipërisë pret ndryshime te Rejnxhërsi në fund të sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2020 | 23:42

Sinjal shprese nga Madridi për Kamberin, sulmuesi i Shqipërisë pret ndryshime te Rejnxhërsi në fund të sezonit

Ndoshta sulmuesi i Shqipërisë Florian Kamberi mund të shpresojë se do të qëndrojë te Glasgou Rejnxhërsi.

kamberi xherard

Mediat britanike shkruajnë se trajneri i Atletiko Madridit Diego Simeone po mendon të blejë sulmuesin kryesor të skuadrës skoceze Alfredo Morelosin, i cili ka spikatur në 3 sezone me Rejnxhërsin (77 gola në 136 ndeshje). 23-vjeçari kolumbian vlerësohet si partneri ideal në repartin e sulmit me Alvaro Moratën dhe Zhoao Feliksin.

morelos

Morelos nuk kushton shumë për arkën e Atletiko Madridit  (rreth 11-16 milionë euro). Nëse Glasgou Rejnxhërsi pranon ta shesë në fund të sezonit, atëherë mund të krijohet mundësia që klubi i njohur skocez të blejë 25-vjeçarin Kamberi, i cili kushton 1.2 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"