Sinjal shprese nga Greqia, klubi helen kontakton Armando Sadikun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2020 | 22:18

Sinjal shprese nga Greqia, klubi helen kontakton Armando Sadikun

Aris i Selanikut po tenton sërish të blejë sulmuesin e Shqipërisë dhe Levantes Armando Sadikun.
SADIKU
Sipas medias helene “gazzetta.gr”, raporthet klubi i Selanikut ka kontaktuar Sadikun dhe sulmuesin e Las Palmasit Kristian Lopez.

Por, transferimi i mundshëm i “bomberit” kuqezi është ndërlikuar për shkak të rrogës së lartë të Sadikut te Malga (500 mijë euro).

Nëse nuk arrihet asnjë marrëveshje për të ardhmen e tij, Armando Sadiku është i detyruar të kthehet te Levante.

Arisi i Selanikut tentoi verën e kaluar të blinte të dy futbollistët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"