Sinemati: Skënderbeu-Tirana ishte si ndeshje keçi, pak si teatër…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2020 | 23:59

Sinemati: Skënderbeu-Tirana ishte si ndeshje keçi, pak si teatër…

Gëzim Sinemati nuk mund të mos e komentonte përmbysjen e Tiranës me Skënderbeun, teksa me dy golat e Majkëll Ngo, bardheblutë morën një fitore me aromë titulli në Korçë.

Sinemati

“Ndeshja mes Skënderbeut dhe Tiranës ishte si ato ndeshjet e keçit. E dini ju çfarë janë ndeshjet e keçit? Janë paska si teatër, ku ata bëjnë sikur ndeshen… Në pjesën e parë “mungonte” në fushë Tirana, ndërsa në pjesën e dytë “mungonte” Skënderbeu. Tani këto janë disa gjëra që as ia vlen t’i komentosh fare.

Kur hyjnë pastaj të diskutojnë edhe mungesat, për të cilat flitet vetëm në pjesën e dytë, sepse në të parën nuk u vunë re fare, atëherë ky po që është muhabet kot pastaj… Megjithatë, nëse ka një pjesë të përgjegjësisë, në këtë rast i takon Skënderbeut më tepër”, deklaroi Sinemati në “Procesin Sportiv”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"