Sinemati: Pse këta lojtarët tanë nuk bëjnë gafa në Europë? Nxënësi i Kapelos mëson dorën me Shqipërinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2018 | 23:36

Sinemati: Pse këta lojtarët tanë nuk bëjnë gafa në Europë? Nxënësi i Kapelos mëson dorën me Shqipërinë

I ftuar në emisionin Procesi Sportiv, opinionisti i “Panorama Sport”, Gëzim Sinemati, flet për ndeshjen e Kombëtares ku u kthye me humbje nga Izraeli, dhe e krahason mbrojtjen kuqezi, me Rrugën e Kombit.

sinemati

“Ishte e çuditshme, deklarata e Panuçit në prag të ndeshjes, dukej e pazakontë, se lotjarët kanë moral të lartë dhe po punojmë me profesionalizëm. Një trajner që ka 12 ndeshje me Kombëtaren, më lindi dyshimi, pse pikërisht këtë ndeshje do ndodhte kthesa e madhe. Humbjet janë humbje, por këtë e kemi zbukuruar pak. Kemi sulmuar, ka pasur logjikë, nuk të zhgënjen aq shumë kjo humbje. Por, kemi rënë në grackën që ndjekim Panuçin, por kemi humbur fytyrën e Kombëtares. Ai është te ndeshja e 12-të, dhe golat që pësojmë në qendër, është rruga e kombit Kuq e Zi. Gola që vazhdojnë dhe zgjerohen. Kombëtarja më thanë që do shkonte te Muri i Lotëve, shkojnë zyrtarët e mëdhenj, dhe i thashë që nëse  do i tregoni mëkatet e gjithë këtyre viteve, muri do plasaritej.” – deklaroi Sinemati.

“Goli i parë mund të futet pa frikë te gafat e javës, por edhe tek dyshimet e mëdha. Nuk ka shans që Strakosha të vendoset ashtu te Lacio, Gjimshiti të rrijë ashtu te Atalanta. Pse këta futbollistët tanë që luajnë në Europë, nuk bëjnë kështu gafash te ekipet e tyre. Pse nuk del dikush me emër, të thotë e kujt ishte gafa. Pse nuk del presidenti, që të gjithë e presin me pikatore të thotë diçka, të thotë se i kujt ishte faji. Presim në ndeshjen e 12-të të Panuçit, që luajtëm mirë, pavarësisht se humbëm. Të kishte ardhur Kapelo, që është profesor, të bënte këto eksperimente, të merrte 50-60 futbollistë, e të merrte këto rezultate negative, ne do thonim pse u bë sebep Kapelo për të ardhur këtu. Na ka ardhur nxënësi i Kapelos, dhe thoni prisni. A ka mundësi që të kuptojmë ku e ka nivelin ky ekip. Kemi ardhur nga Europiani, shkuam ashtu siç shkuam, por duhet të dimë nivelin. Kemi marrë nxënësin e Kapelos, për të mbuluar këto rezultate. Priteshin këto rezultate, Panuçi po mëson me Shqipërinë. Po luan me nervat tona, eksperimenton.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"