Sinemati: Duka nuk e do Panuçin, turp edhe ajo që po i bën De Biazi italianit të vet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2018 | 23:49

Sinemati: Duka nuk e do Panuçin, turp edhe ajo që po i bën De Biazi italianit të vet

Gëzim Sinemati, i ftuar në Procesin Sportiv, komenton aktualitetin e Kombëtares, ku më shumë se tij, ia vë fajin një sistemi, ku asnjë nuk merret me presidentin e FSHF, Duka.

sinemati

“Kur thonë Panuçi Ik tifozët, edhe sikur të ikë, t’i mbushet mendja, ne do vuajmë përsëri nga këto humbje. Në këtë ndeshje, Shqipëria mundi Shqipërinë. E dëgjuan të gjithë Panuçi Ik nga tifozët, dhe gazetarët e përmendin shumë, ndërsa kur thuhet Duka Ik, shuhet kjo thirrje. Quhet lajthitje e turmës. Humbjet tona janë çështje sistemi, jo teknike. Kjo Kombëtare nuk donte të fitonte, luante më shumë për tu mundur. Edhe Pep Guardiola të vijë këtu, ashtu si të tradhtojnë lojtarët, zhvlerësohet ana e trajnerit.

Këtu thonë që kemi nuk kemi skuadër, por kemi lojtarë. S’kemi as trajner. Mirë që nuk thonin që kemi vetëm presidentin Duka. Për Panuçin mesazhi kuptohet qartë, nuk e do as ai sipër. Çdo gjë nuk bëhet rastësisht, janë të kurdisura. A keni parë ndonjë trajner të shkarkuar që rri afër presidentit? Pse rri De Biazi afër Dukës, dhe pse rri Duka afër De Biazit? Ndërkohë që ai është një gjest, që i bën një presion. Është një turp i madh, një joprofesionalizëm. Nuk ia bën një italian një italiani këtë, ndoshta një shqiptar ia bën një shqiptari.” – deklaroi Sinemati.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"