Sinella e quan të merituar fitoren ndaj Besës, Mërgjyshi: Humbja nuk na cenon pretendimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2020 | 22:46

Sinella e quan të merituar fitoren ndaj Besës, Mërgjyshi: Humbja nuk na cenon pretendimet

Bledar Sinella e quan më se të merituar fitoren kundër ish-ekipit. Trajneri i Tomorit thur elozhe për të tijtë, ndërsa e quan këtë edhe ndeshjen perfekte.Tomori-Besa

“Ishte një fitore e merituar. Treguam personalitet, forcë dhe karakter. Falënderoj skuadrën për atë që dhanë në fushën e lojës. Kishim llogaritur gjithçka, duke luajtur në perfeksion të plotë. Pashë skuadër me cilësi dhe grinte në fushë, por edhe që dinte të mbrohej shumë mirë nga sulmet e kundërshtarit. Në fundin e lojës mund të kishim shënuar edhe golin e sigurisë. Kështu do të vazhdojmë me besim dhe siguri te vetja edhe në të ardhmen. Përballë Besës respektova profesionalizmin dhe për këtë jam i gëzuar”.

MËRGJYSHI- Artan Mërgjyshi nuk mendon se humbja i cenon pretendimet. Trajneri i Besës mendon se skuadra u mundua, ndaj beson se kthesa do të vijë: “E nisëm shumë mirë takimin, duke e zhvendosur lojën tonë përpara, por më pas gjithçka u ekuilibrua, kjo pa dyshim edhe për meritën e Tomorit. Megjithatë, në pjesën e dytë ne bëmë ndryshime në përbërje dhe në taktikën sulmuese e kjo dha efektin e saj. Krijuam shumë, që mund të na nxirrnin me pikë nga Berati, por ky është futbolli. Na duhet të përmirësohemi akoma më shumë. Sigurisht që kjo humbje nuk na cenon pretendimet, edhe pse në grupin tonë ka shumë skuadra cilësore, një prej tyre edhe Tomori. Do të punojmë për kthesën që në mesjavë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"