Sindroma e sezonit të tretë, ja nga se vuajnë ekipet e Mout

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2018 | 19:35

Sindroma e sezonit të tretë, ja nga se vuajnë ekipet e Mout

Dy Liga Kampionesh, tetë tituj ko mbëtarë dhe triumf në tri Kupa. Ky është një tregues i qartë i karrierës prej fitimtari të Zhoze Mourinjos, i cili pa dyshim di sesi të fitojë. Lupa mbi ecurinë e tij tregon edhe një fakt tjetër, po aq të pakontestueshëm sa edhe triumfet e portugezit, me Moun që gjithmonë në sezonin e tretë të përvojave të tij (kudo që ka qenë) fillon një dishezë, e cila u vendos fjalën fund kontratave të tij. Në fakt, në 18 vite si trajner, Murinjo ka arritur vetëm një herë të prekë sezonin e katërt në krye të një ekipi. Kjo ndodhte me Çelsin në sezonin 2007-08, me luzitanin që drejtoi londinezët vetëm pak javë.

murinjo

E kaluara – Duke marrë si pikënisje Porton, ku filloi edhe ngjitja e tij, Murinjo jetoi me “Dragonjtë” vetëm tri sezone(6 trofe dhe një Champions), përpara se të përjetonte aventurën e parë te Çelsi të shoqëruar me gjashtë trofe. Dy sezone dhe pesë trofe tek Interi përbëjnë një tjetër pikë të karrierës së portugezit, i cili falë “Tripletës” së famshme bën ende interistët të krenohen edhe sot. Skenari është pak a shumë i njëjti te Reali i Madridit, ku përsëri largohet pas tri sezonesh, me vetëm tre trofe të fituar. Përvoja e dytë te Çelsi karakterizohet nga dy trofe, teksa në vitin e tretë të kontratës largohet përsëri.

murinjo 2

Aktualitet – 55-vjeçari nga Setubali është në sezonin e tij të tretë si trajner i Mançester Junajtid dhe gjërat nuk po rrjedhin në mënyrën e duhur. Nga debatet me Pol Pogbanë e deri të rezultatet që nuk kënaqin drejtuesit, Murinjo ka nisur të ndiejë rrezikun e shkarkimit, me Zinedin Zidan që përflitet si emri që mund ta pasojë në krye të “Djajve të Kuq”. Edhe në Mançester, refreni ka qenë thuajse një kopje e karrierës së tij, me dy trofe që në sezonin e parë (Kupë Lige dhe Europa Ligë), pavarësisht se në kampionat u rendit vetëm i gjashti. Vendet e dyta të arritura në sezonin e dytë shërbyen për ta konfirmuar, por sezoni i tretë nuk ka nisur në mënyrën më të mirë.

murinjo3

Zigzag – Karriera e portugezi, në aspektin e largimeve, është karakterizuar nga një zigzag i përhershëm. Nga Porto u largua si hero, ndërsa përvoja e parë te Çelsi përfundoi me tensione. Largimi nga Interi u pasua me lot nga të gjitha palët, ndërsa divorci me Realin erdhi për “mospërputhje” karakteri. Në Londër u prit me tapet të kuq edhe herën e dytë dhe as largimi nuk e ndryshoi respektin e “Bluve”. Tendenca flet qartë, ndaj nga Mançesteri nuk pritet ta përcjellin me lule, por Mou ka nofkën “Speciali”, ndaj me të surprizat janë gjithnjë në rendin e ditës, ndaj pavarësisht se ky është sezoni i tretë, portugezi mund të tentojë të thyejë tabunë.

tabela

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"