Sindrit Guri “bën ligjin” në Belgjikë, dy gola në ndeshjen e parë me Ostenden

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2018 | 23:18

Sindrit Guri “bën ligjin” në Belgjikë, dy gola në ndeshjen e parë me Ostenden

Sindrit Guri e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij tek klubi belg i Ostendes. Bomberi shkodran, në takimin e parë që zhvilloi me belgët, ndaj ekipit të Zuevezels, shënoi dy gola duke përmbysur disavantazhin.

guri

Ish-sulmuesi i Kukësit u fut vetëm në pjesën e dytë në lojë, por shënoi dy herë, në minutën e 85-të dhe 89-të, duke përmbysur gjithçka. Një debutim ëndrrash kështu për Gurin, që duket se do përshtatet mirë me këtë kampionat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"