Sindikata jep lajmin e madh: Nga sot futbollistët shqiptarë do të marrin në dorë zgjidhjen e problemeve të tyre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2020 | 17:11

Sindikata jep lajmin e madh: Nga sot futbollistët shqiptarë do të marrin në dorë zgjidhjen e problemeve të tyre

Sindikata e Futbollistëve Shqipëtarë dha një lajm tepër të rëndësishëm për futbollistët shqiptarë, teksa Organizata Ndërkombëtare e Futbollistëve Profesionistë (FIFpro) ka pranuar aplikimin e sindikatës për anëtarësim.

sindikata

Sindikata e konsideron këtë moment shumë të rëndësishëm, sepse mbrojtja e të drejtave të futbollistëve shqiptarë tashmë hyn në një dimension të ri, duke qenë se ashtu si të gjithë koleget e tyre në mbarë boten edhe futbollistet Shqiptare do të marrin në dorë zgjidhjen e problemeve të tyre tanimë.

sindikataaaa

“Të nderuar miq dhe dashamirës. Dua t’ju njoftoj se sot pas komukimimeve intesive që kemi patur me FIFPro, eshte pranuar kerkesa e Sindikates së Futbollistëve Profesionistë Shqiptare për të aplikuar për antaresim në këtë organizatë duke na caktuar edhe detyrat që ne duhet te kryejme.

Sigurisht që mbrojtja e të drejtave të futbollisteve Shqiptare nga sot hynë në një dimension tjeter pasi nuk do të jetë vetem Sindikata jonë ajo qe do të mbrojë këto të drejta por sëshpejti edhe FIFPro.

Shumë shpejt të gjitha problemet me të cilat perballen futbollistët Shqiptare si pagat, siguracionet etj, do ti behen prezente FIFPro dhe në këtë menyre edhe zgjidhja e tyre mendoj se do të jetë me e lehtë. Si të gjithë koleget e tyre në mbarë boten edhe futbollistet Shqiptare do të marrin në dorë zgjidhjen e problemeve të tyre,” njoftoi sindikata në Facebook.

 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"