Sindikata e lojtarëve në Spanjë, kërcënon Federatën: Nëse mendoni për milionat, do të bojkotojmë kampionatin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2018 | 17:53

Sindikata e lojtarëve në Spanjë, kërcënon Federatën: Nëse mendoni për milionat, do të bojkotojmë kampionatin

Një pakt milionash që do të shkojnë në xhepat e presidentit Tebas. Kështu e cilëson sindikata e futbollistëve në Spanjë, paktin midis presidentit Tebas dhe një kompanie amerikane për të zhvilluar të paktën një ndeshje në Amerikë. Ditën e djeshme kjo sindikatë ka dal me një qëndrim i cili shkon kundër atij të federatës spanjolle.

Ata kërkojnë që të harrohet kjo kontratë dhe ndeshjet e La Ligas të zhvillohen vetëm në Spanjë dhe në asnjë vend tjetër. Madje ata shkojnë edhe më tej sa janë gati të bojkotojnë kampionatin nëse presidenti do të mendojë për milionat dhe jo për të mirën e futbollit spanjoll.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"