Sindikata e Futbollistëve kërkesë klubit të Vllaznisë: Shlyeni financiarisht lojtarët, të dialogojmë për zgjidhjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Maj 22, 2020 | 20:29


Sindikata e Futbollistëve kërkesë klubit të Vllaznisë: Shlyeni financiarisht lojtarët, të dialogojmë për zgjidhjen

Sindikata e Futbollistëve Profesionistë të Shqipërisë i kërkoi zyrtarisht klubit të Vllaznisë të shlyejë financiarisht lojtarët e skuadrës shkodrane, të cilët kanë bojkotuar prej disa ditësh stërvitjen me pretendimin se nuk janë paguar prej 4 muajsh.
vllaznia
Nëpërmjet një kërkese zyrtare SFPSH-ja kërkon që klubi shkodran “të përmbushë detyrimet kontraktore për pagesat e lojtarëve për muajt shkurt, mars dhe prill si dhe të diskutojnë me drejtuesit e Vllaznisë për zgjidhjen e situatës.
Ditën e sotme, kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi i bëri thirrje Këshillit Bashkiak të miratjë pasqyrën financiare të vitit 2020.

foto

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com