Simone e kundërta e Kontes/ Skuadra e Inzagit përballon presionin, por zëvendësimet bëhen çështje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2021 | 12:17

Simone e kundërta e Kontes/ Skuadra e Inzagit përballon presionin, por zëvendësimet bëhen çështje

I çliruar nga krahasimi me Antonio Konten u duk Interi i djeshëm i Simone Inzagit, që demonstroi në fushë idetë e Inzagit kundër 13 herë kampionëve. Tani duket se e kaluara ka mbetur larg edhe pse ishtrajneri i zikaltërve i dërgoi një urim pasardhësit: “I uroj të bëjë më mirë se ajo që bëmë ne”.

Konte-Inzagi

Një dëshirë, për sinqeritetin e së cilës secili mund të ketë mendimin e vet, por pavarësisht se ky Inter duket larg “kontizmit” ka ende një pikë që i bashkon dhe i ndan të dy trajnerët dhe opinionin publik për ta: zëvendësimet.

ZËVENDËSIMET – Për një pjesë të madhe të specialistëve, ajo që solli humbjen e zikaltërve ndaj Realit ishin zëvendësimet. Jo emrat konkretë por koha në të cilën u bënë dhe efekti që dhanë ose më saktë nuk dhanë. Pas një pjese të parë me shumë ritëm, me fillimin e pjesës së dytë u ul bariqendra dhe menjëherë nisi pushtimi i spanjollëve. Trajneri hodhi në fushë forca të reja si Dimarko dhe Dumfrisi që në minutën e 55, por nuk e la me kaq dhe futi Vidalin dhe Korrean respektivisht në vend të Çalhanoglusë dhe Lautaros, vetëm 10 minuta më vonë.

Pra, në fund të 20 minutave të para të pjesës së dytë, Inzagi ndërroi 4 nga 5 lojtarët titullarë, që për disa janë vendime të nxituara. Ajo që bie në sy është ndryshimi radikal i kohës krahasuar me të shkuarën. Vitin e kaluar kundër Realit edhe pse rezultati ishte përsëri negativ, dy zëvendësimet e para u bënë 22 minuta nga fundi dhe të njëjtën ide Konte kishte ndjekur edhe në finalen e “Europa League” kundër Sevijas, kur në minutën e 78 të sfidës nisi ndryshimet në formacion. Edhe tani, ashtu si kur vonesat e Kontes akuzoheshin se ndikonin në rezultat, zëvendësimet e hershme të Inzagit nuk kanë qenë produktive dhe deri në rikthimin e fitoreve Interi duhet të kënaqet me sinjalet pozitive që treguan në ndeshjen me Realin.

MENTALITETI – Interi luajti hapur kundër ekipit të Ançelotit, në një qëndrim që mund të përmblidhet në një togfjalësh: pa presion. Ndoshta i ndihmuar nga fakti që dueli i parë i këtij sezoni në Europë ishte me më të fortin e grupit dhe humbja në debutim me më të mirët nuk është dramë, formacioni zikaltër tregoi në Milano identitetin e tij të ri përgjatë gjithë 90 minutave. Psherëtima e parë e San Siros pas 6 minutash erdhi për shkak të një gabimi të rrallë në vendosjen e De Vrajit nga fundi.

Asnjë situI çliruar nga krahasimi me Antonio Konten u duk Interi i djeshëm i Simone Inzagit, që demonstroi në fushë idetë e Inzagit kundër 13 herë kampionëve. Tani duket se e kaluara ka mbetur larg edhe pse ishtrajneri i zikaltërve i dërgoi një urim pasardhësit: “I uroj të bëjë më mirë se ajo që bëmë ne”. Një dëshirë, për sinqeritetin e së cilës secili mund të ketë mendimin e vet, por pavarësisht se ky Inter duket larg “kontizmit” ka ende një pikë që i bashkon dhe i ndan të dy trajnerët dhe opinionin publik për ta: zëvendësimet.

Simone dhe Antonio

ZËVENDËSIMET – Për një pjesë të madhe të specialistëve, ajo që solli humbjen e zikaltërve ndaj Realit ishin zëvendësimet. Jo emrat konkretë por koha në të cilën u bënë dhe efekti që dhanë ose më saktë nuk dhanë. Pas një pjese të parë me shumë ritëm, me fillimin e pjesës së dytë u ul bariqendra dhe menjëherë nisi pushtimi i spanjollëve. Trajneri hodhi në fushë forca të reja si Dimarko dhe Dumfrisi që në minutën e 55, por nuk e la me kaq dhe futi Vidalin dhe Korrean respektivisht në vend të Çalhanoglusë dhe Lautaros, vetëm 10 minuta më vonë.

Pra, në fund të 20 minutave të para të pjesës së dytë, Inzagi ndërroi 4 nga 5 lojtarët titullarë, që për disa janë vendime të nxituara. Ajo që bie në sy është ndryshimi radikal i kohës krahasuar me të shkuarën. Vitin e kaluar kundër Realit edhe pse rezultati ishte përsëri negativ, dy zëvendësimet e para u bënë 22 minuta nga fundi dhe të njëjtën ide Konte kishte ndjekur edhe në finalen e “Europa League” kundër Sevijas, kur në minutën e 78 të sfidës nisi ndryshimet në formacion. Edhe tani, ashtu si kur vonesat e Kontes akuzoheshin se ndikonin në rezultat, zëvendësimet e hershme të Inzagit nuk kanë qenë produktive dhe deri në rikthimin e fitoreve Interi duhet të kënaqet me sinjalet pozitive që treguan në ndeshjen me Realin.

MENTALITETI – Interi luajti hapur kundër ekipit të Ançelotit, në një qëndrim që mund të përmblidhet në një togfjalësh: pa presion. Ndoshta i ndihmuar nga fakti që dueli i parë i këtij sezoni në Europë ishte me më të fortin e grupit dhe humbja në debutim me më të mirët nuk është dramë, formacioni zikaltër tregoi në Milano identitetin e tij të ri përgjatë gjithë 90 minutave. Psherëtima e parë e San Siros pas 6 minutash erdhi për shkak të një gabimi të rrallë në vendosjen e De Vrajit nga fundi.

Asnjë situnë vendime, ashtu si gjithë të tjerët, që tani nuk janë më fryt i skemave të kontrolluara me përpikmëri, por i sigurojnë ekipit paparashikueshmëri në të dyja fazat duke krijuar raste të shumta: kur Militao gaboi një goditje të thjeshtë në minutën e 36, Lautaro dhe Brozoviçi shfrytëzuan gabimin dhe trembën Kurtuanë. Pikërisht për të arritur këtë, gjatë merkatos së fundit, Interi u sigurua të krijonte një ekip ku nuk do të mungonin alternativat dhe të kishte shumë opsione për të përballuar sezonin. Ndoshta më pak cilësorë se lojtarët e vitit të shkuar, por pa dyshim më bashkëpunues dhe më të vlefshëm për skuadrën, strategjia e re e zikaltërve ka filluar të funksionojë.

Jo më një pikë referimi, por duke vendosur skuadrën në qendër ka qenë ideja e Inzagit që bëri të mundur edhe përballimin e presionit në ndeshjen e së mërkurës, përballja më e fortë e sezonit deri më tani. Te ky Inter mund t’i presësh të gjithë në sulm, ashtu si Handanoviçin në minutat e fundit kundër Realit. Një portier në sulm jo nga dëshpërimi, por nga improvizimi që deri në qershor ishte mbytur nga Konte, urimin e të cilit zikaltrit janë të vendosur ta kthejnë në realitet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"