Simiç provokon tifozët, Muzaka mik në Korçë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2016 | 9:54

Simiç provokon tifozët, Muzaka mik në Korçë

Nga Muzaka që kishte ardhur si mik në Korçë për të festuar Pashkët, te Progni që ndoqi ndeshjen në shoqërinë e të dashurës së tij dhe deri te serbi i Bylisit, Simiç, i cili provokoi tifozët korçarë. “Panorama Sport” ju sjell disa nga pikantet e ndeshjes së djeshme.skenderbeu - bylis* Në pjesën e dytë, mbrojtësi serb i Bylisit, Borislav Simiç, është kontestuar gjatë nga tifozët e Skënderbeut, të cilët nuk kanë reshtur së ofenduari, madje duke bërë edhe thirrje raciste. Shkak për një gjë të tillë është bërë një provokim i lojtarit dhe një përplasje që ai pati me Hamdi Salihin. Kulmi arriti kur Simiç ndërhyri ashpër ndaj sulmuesit dhe kaq ka mjaftuar që tifozët të shpërthenin në kor.

* Duke ditur se si festohen në Korçë Pashkët, Gjergji Muzaka nuk mund ta humbiste këtë rast. Mesfushori i Tiranës, që ka luajtur tre sezone te Skënderbeu, zgjodhi ta kalonte fundjav- ën në Korçë dhe dje u shfaq në stadium, duke ndjekur ndeshjen nga tribuna VIP. Pak metra larg Muzakës ishte edhe Gerhard Progni, i cili është parë në shoqërinë e të dashurës së tij. Mesfushori mungoi dje për shkak të kartonëve.

* Pas ndeshjes së djeshme, futbollistët e Skënderbeut dhe stafi teknik me në krye Mirel Josën kanë festuar natën e madhe të Pashkës. Madje, disa prej tyre janë parë edhe në katedralen e qytetit në mesnatë. Ndërsa presidenti Takaj dhe stafi i tij janë nisur drejt Durrësit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"