“Simeone te Interi? Është vetëm çështje kohe”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2018 | 17:00

“Simeone te Interi? Është vetëm çështje kohe”

Trajneri i Atletikos së Madridit është i interesuar në drejtimin e klubit italian, ku ka kaluar kohën si lojtar dhe njëkohësisht ka edhe një interesim për Lacion. Diego Simeone është i gatshëm të kthehet një ditë te Interi si trajner, sipas motrës së tij, e cila ka thënë: “Simeone te Interi? Është vetëm një çështje kohe”.

diego-simeone-atletico-madrid-barcelona-130416_13t1w0ahtvnbp1b81h2sdxdkc3

Trajneri argjentinas i Atletikos së Madridit ka luajtur në Serie A te Inter në vitin 1997 dhe thashethemet vazhdojnë që një kalim i tij në Milano së shpejti mund të ndodhë, me Simeone i cili është i lidhur vazhdimisht me gjigandët italianë.

Dhe Natalia Simeone, motra dhe agjenti i trajnerit, ka konfirmuar se 48-vjeçari dëshiron të marrë përgjegjësinë në San Siro një ditë, edhe pse Lazio, një tjetër nga klubet e tij të mëparshme, janë gjithashtu me interes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"