Simeone: Ne jemi Atletiko e Madridit, do tentojmë përmbysjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 3, 2017 | 10:38

Simeone: Ne jemi Atletiko e Madridit, do tentojmë përmbysjen

“Na thoni çfarë ndieni”? Kështu shkruan koreografia me të cilën tifozët e Realit pritën ata të Atletikos në “Bernabeu”. Sigurisht që pak inat Diego Simeones do i ketë ardhur për thumbimin: tri goditjet e Ronaldos dhembin shumë dhe e ndërlikojnë rrugën e skuadrës së tij drejt Kardifit, duke nxjerrë në pah të gjitha defektet e Atletikos, e cila kishte diskutuar dy finale me kushërinjtë e urryer në tre sezonet e fundit.

simeone zidan

“Në ndeshjen e kthimit do të jetë e pamundur, shumë e vështirë, e ndërlikuar”, pranon në konferencën për shtyp. “Por futbolli të jep gjithnjë një shans dhe ne do provojmë që ta luajmë deri në fund. Në fund të ndeshjes u bëra urimet e mia rivalëve. Por unë jam i qetë. Ne jemi Atletiko e Madridit dhe mund të tentojmë mrekullinë në ndeshjen e kthimit”, shton tekniku argjentinas.

Ai proteston edhe për aksionin e golit të parë të Ronaldos dhe mendon se Atkinson e kishte në dorë për të akorduar pozicion jashtë loje apo jo. “Nuk ka rëndësi në ishte brenda apo jashtë. Arbitri mund të kishte vendosur çfarë të donte”.

Simeone u dorëzua në fund të ndeshjes dhe nuk i udhëzoi më lojtarët e tij, një gjë që nuk e kemi parë kurrë ta bëjë edhe me një rezultat të tillë në të shkuarën. “Nuk kisha çfarë të kërkoja në ato momente. Tani kjo ndeshje duhet harruar sa më shpejt. Gjërat e papritura ndodhin në futboll, prandaj ky është një sport fantastik. Kemi ende shanse”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"