Postuar: Korrik 6, 2020 | 17:50
Simeone mbron Real Madridin: VAR është i drejtë për të gjithë, ato marrin më shumë penallti sepse…
La Liga është mbërthyer nga polemikat e shumta pas penalltisë që i dha fitoren Real Madridit kundër Atletiko Bilbaos. Polemikat kanë shpërthyer ndaj VAR-it, i cili po akuzohet se po favorizon madrilenët.
Së fundmi për këtë çështje ka vendosur të flasë edhe trajneri i Atletiko Madridit Diego Simeone. Argjentinasi u shpreh: Nuk do përsëris gjëra që nuk kanë kuptim. VAR ekspozon gjithçka, më përpara nuk kemi pasur mundësinë ti rishohim aksionet. Gabime mund të bëhen.
VAR është i drejtë për të gjithë. Nëse Real Madrid merr më shumë penallti, kjo do të thotë se ato po sulmojnë më shumë”, tha Simeone.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"