Simeone: Kemi folur me Suarezin edhe para se të transferohej tek Barcelona, që nga momenti i parë që bisedova me të ishte…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2020 | 15:30

Simeone: Kemi folur me Suarezin edhe para se të transferohej tek Barcelona, që nga momenti i parë që bisedova me të ishte…

Diego Simeone ka shprehur lumturinë e tij për mbërritjen e Luis Suarezit nga Barcelona. Sulmuesi uruguajan është stërvitur për herë të parë me Atletiko Madridin.

suarez

“Jam i sigurtë që mbërritja e Suarezit do të thotë që ne po rritemi si klub. Ai do na japë më shumë fuqi në sulm. Le të shpresojmë që ai të vazhdojë të rregjistrojë ato numra historik që kishte tek Barcelona. Kemi folur me të edhe në të kaluarën para se të transferohej tek Barcelona, por ai zgjodhi një rrugë tjetër shumë të suksesshme. Ne jemi shumë të emocionuar për të dhe shpresojmë që golat e tij të na ndihmojnë.

Që nga moment i parë që fola me të, ai ishte i bindur që Atletiko ishte zgjidhja e duhur për të. Ai është stërvitur mjaft mirë dhe do jetë në skuadër për ndeshjen e ardhshme”, tha Simeone.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"