Simeone i ndal “hovin” Interit: Godin te zikaltërit? Është thjeshtë një….

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2019 | 16:54

Simeone i ndal “hovin” Interit: Godin te zikaltërit? Është thjeshtë një….

Deri tani në Itali, kalimin e Diego Godinit tek Interi, e quajnë të kryer , por Diego Simeone nga ana e tij i ka prerë disi shpresat për skuadrën zikaltër dhe për administratorin Bepe Marota.

diego-simeone

Në fjalën e tij para mediave trajneri i Atletikos pikësëpari ka kërkuar falje për gjestin e tij në ndeshjen me Juventusin dhe më vonë ka folur për këtë çështje.

“Fjalët e Marotës për Godin? Nuk mund të them asgjë, është një mendim ose thjeshtë një fjalë e Marrotës. Nëse Godin dhe Atletiko do të thonë, diçka të jeni të sigurtë që do ta bëjnë”, ishin fjalët e trajnerit argjentinas.

Kështu mbetet të shohim se cilat do të jenë të rejat mbi uruguajanin dhe kalimin e tij tek Interi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"