Simeone dhe Lopetegui në krah të Ronaldos: U përjashtua pa bërë asgjë, duhet patjetër VAR

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2018 | 18:22

Simeone dhe Lopetegui në krah të Ronaldos: U përjashtua pa bërë asgjë, duhet patjetër VAR

Ndëshkimi me karton të kuq i Kristiano Ronaldos në sfidën ndaj Valencias, ende vazhdon të diskutohet. Nga Spanja trajnerët Simeone dhe Lopetegui solidarizohen me yllin portugez duke dalë në krah të tij.

ronaldo.juve.brych.2019.690x400

“U dënua pa bërë asgjë. Gjyqtarët tani duhet të kenë ndihmën e VAR”, ishin fjalët e teknikut të Atlekios së Madridit, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Getafen. I të njëjtit mendim ishte dhe trajneri i Realit, Lopetegui, i cili u shpreh:

simeonelop_O

“Nuk mu duk kartoni i kuq, episodi i Kristiano Ronaldos. Gjithë bota tha që nuk ishte, por janë gabime që ndodhin. Padyshim që VAR do ta kishte ndihmuar gjyqtarin”, u shpreh Lopetegui.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"