Simeone beson përsëri te kualifikimi: Jam më optimist se kurrë, në fund do kalojë ai që e meriton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2021 | 0:14

Simeone beson përsëri te kualifikimi: Jam më optimist se kurrë, në fund do kalojë ai që e meriton

Kaloi minutat e fundit të ndeshjes duke ftuar tifozët të mbështetnin skuadrën dhe t’i jepnin zemër por nuk funksionoi. Diego Simeone pa se si Atletiko e tij humbi në shtëpi përballë Milanit dhe tashmë gjen veten në vendin e fundit në grup dhe me fatin jo plotësisht në duart e veta.

bandicam 2021-11-24 22-48-45-251

Por trajneri argjentinas vazhdon të besojë te kualifikimi, siç u shpreh sot pas sfidës të Ligës së Kampioneve. “Mendoj se lojtarët dhanë gjithçka duke filluar nga sjellja, nuk ka pse t’i kritikojmë. Në pjesën e parë u pa një lojë e kujdesshme dhe nuk kishte raste për gol. Në pjesën e dytë ne kishim një mundësi me Lemar, erdhi rasti i golit të tyre e në fund Kunja nuk mund të shënonte. Ishin detajet në favor të Milanit, ndaj ato morën tre pikët’, tha trajneri i spanjollëve.

“Faza në grupe gjithmonë ka komplikacione. Por unë jam optimist, kam qenë gjithmonë dhe nuk do të ndryshoj. Skuadra do të jetë konkurruese në ndeshjen e fundit në grupe dhe Liga e Kampioneve nuk të fal. Do të kalojë ai që e meriton. Milani ka mundësi të fitojë si skuadër pritëse, edhe Porto, por ne gjithashtu si ekip udhëtues. Do të kalojë ai që e meriton.

Liga e Kampioneve është një turne kompleks, i vështirë ndaj rivalëve shumë konkurrues. Në ndeshjen e radhës duhet të mundohemi të fitojmë sfidën tonë sepse është ajo që ka rëndësi. Sot jam më optimist se kurrë pasi jemi në garë. Dhe kur je në garë, ne jemi një ekip që ia komplikojmë jetën kujtdo”, tha Simeone.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"