“Simbol i dy Dinamove, të Tiranës dhe Bukureshtit”, presidenti Meta uron legjendën e futbollit shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2019 | 14:05

“Simbol i dy Dinamove, të Tiranës dhe Bukureshtit”, presidenti Meta uron legjendën e futbollit shqiptar

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar legjendën e futbollit tonë Sulejman Demollari. Ky i fundit feston ditën e sotme 55 vjetorin e lindjes. “Simbol i dy Dinamove, të Tiranës dhe Bukureshtit”, theskon presidenti Meta në shkrimin e tij. Më poshtë postimi i plotë:

60171441_2267799613266299_7201340745733636096_n

“Edhe 100 pranvera të reja për legjendën e Kombëtareve tona të futbollit, Sulejman Demollari, sot në ditëlindjen e tij. Pata fatin ta ndjek këtë gjeni të futbollit tonë, që nga shkëlqimi i tij me Kombëtaren e të rinjve, me Shpresën që skualifikoi Gjermaninë dhe ekipe të tjera të mëdha, si dhe në të gjitha ndeshjet e Kombëtares sonë që fitonte ndaj Belgjikës dhe ekipeve të njohura të kohës.
Simbol i dy Dinamove, të Tiranës dhe Bukureshtit, Sula mbetet modeli i adhuruar i gjithë sportdashësve për talentin e pakufishëm, për vizionin dhe imagjinatën e tij që bënte diferencën, për shpirtin e ekipit që frymëzonte nga minuta e parë në të fundit dhe korrektësinë shembullore.
Në këtë 55-vjetor urimet më të mira edhe për familjen e tij, që e mbështeti aq shumë dhe gjithë fansat e tij”

eta

60159438_2267799776599616_353380189603889152_n

60134715_2267799679932959_8929490909670670336_n 60483090_2267799719932955_6597205723845754880_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"