Silvinjo i dorëzon Shehit çmimin e trajnerit më të mirë, tekniku durrsak: Ndihem i nderuar dhe i vlerësuar që isha mes Duros dhe Josës…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2023 | 19:51

Silvinjo i dorëzon Shehit çmimin e trajnerit më të mirë, tekniku durrsak: Ndihem i nderuar dhe i vlerësuar që isha mes Duros dhe Josës…

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, i dorëzoi trofeun e trajnerit më të mirë të vitit 2022 Orges Shehit, në mbrëmjen gala që po mbahet në Tiranë.  Dy kandidatët e tjerë për këtë çmim ishin Shpëtim Duro dhe Mirel Josa. Pas këtij vlerësimi të merituar, trajneri i Tiranës u shpreh shkurtimisht:

bandicam 2023-01-27 19-47-25-098

“Ndihem i nderuar dhe i vlerësuar për dy arsye, e para sepse isha midis dy trajnerëve të mi (Duros dhe Josës). Iu thërras akoma profesor. Këtë çmim individual do të doja ta ndaja me stafin e mijë”, u shpreh Shehi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"