Silvinjo do të ndryshojë listën/ Qershori, muaji vendimtar që Kombëtarja të hyjë në rrugën e duhur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2023 | 0:05

Silvinjo do të ndryshojë listën/ Qershori, muaji vendimtar që Kombëtarja të hyjë në rrugën e duhur

Kombëtarja e Shqipërisë do të rikthehet në fushë për dy ndeshjet e radhës kualifikuese në muajin qershor. Kuqezinjtë do të presin Moldavinë në datën 17 qershor në stadiumin “Air Albania” dhe tri ditë më vonë do të udhëtojnë në transfertën e Ishujve Faroe.

kombetarja

Një muaj vendimtar për ekipin përfaqësues, ku pas disfatës së Polonisë, do të kërkohet maksimumi në të dyja ndeshjet, duke u futur seriozisht në rrugën e kualifikimit për në finalet e kampionatit Europian. Humbja në Varshavë na lë përkohësisht në vendin e fundit në grup, ndërkohë një asist i mirë ishte edhe ndalesa e Çekisë në Moldavi, duke mos i lejuar një kundërshtari direkt që të shkonte në kuotën e gjashtë pikëve.

kombetarja

Ndërsa nga ana tjetër, ky është edhe një sinjal për Shqipërinë, që kombëtarja moldave nuk është edhe aq e lehtë në fushë dhe duhet vlerësuar maksimalisht. Në qershor, përveç dy ndeshjeve që Shqipëria ka, do të luhen gjithashtu edhe takimet Ishujt Faroe-Çeki dhe Moldavi-Poloni. Ndërkaq, përballjet direkte me Çekinë janë përcaktuar në muajin shtator.

silvinjo kombetarja

LOJTARËT- Patjetër që Silvinjo krijoi një ide më të qartë për lojtarët që grumbulloi në këtë ndeshje, por në qershor lista e tij me shumë mundësi do të ndryshojë, kjo edhe duke parë sesi do të shkojnë dinamikat e futbollistëve në klubet e tyre, dëmtimet dhe forma fizike.

Në lupën e brazilianit janë edhe shumë lojtarë të tjerë, të cilët ishin vendosur edhe në listën e pritjes. Emra si Ernest Muçi, Endri Çekiçi, Armando Sadiku, i cili po konsiderohet apo edhe Odise Roshi me eksperiencë dhe Xhuljano Skuka, që po luan në një kampionat të fortë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"