“Sikur ta mundnim Partizanin do të ishte super”, Idrizi i kënaqur për ndeshjen e Flamurtarit: Sa të jem unë, nuk…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2020 | 8:55

“Sikur ta mundnim Partizanin do të ishte super”, Idrizi i kënaqur për ndeshjen e Flamurtarit: Sa të jem unë, nuk…

Sinan Idrizi ka mbetur tejet i kënaqur nga loja e djeshme e ekipit. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Idrizi tha se ky ekip do ta respektojë deri në fund fanellën.
Sinan-Idrizi

“Ekipi sot (dje) ishte super. Zhvilluam një ndeshje të mirë dhe unë jam i kënaqur me lojën. Sikur ta fitonim ndeshjen do të ishte akoma më mirë, por prapë përgëzoj ekipin për atë çfarë dha sot në fushë. I inkurajoj që të vijojnë kështu deri në fund. Nuk ka si të ndodhë ndryshe. Ne do të respektojnë kampionatin, por mbi të gjitha fanellën. Nuk i shërbejmë asnjë ekipi dhe këtë e patë sot (dje). Sa të jem unë në krye të Flamurtarit, nuk keni për të dëgjuar shitje apo blerje ndeshjesh. Për këtë të jeni të sigurt”, përfundoi Idrizi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"