Siguruan ngjitjen në Superiore pas 19 vitesh/ Erzeni nuk po pushon, nisin bisedimet për merkaton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2022 | 14:43

Siguruan ngjitjen në Superiore pas 19 vitesh/ Erzeni nuk po pushon, nisin bisedimet për merkaton

Erzeni u ngjit dhe pas 19 vitesh mungesë fitoi të drejtën që të militojë në elitën e futbollit shqiptar.

Erzeni

Shijakasit janë ende “të dehur” nga kjo arritje, të cilën kishin afro dy dekada që e prisnin. E megjithatë, kohë për t’u relaksuar nuk ka.

Klubi nuk do të mjaftohet vetëm me kaq, por edhe t’i rezistojë garës. E dinë që nuk do ta kenë të lehtë përballë emrave “big” të Superiores dhe kjo i detyron që të jenë të kujdesshëm në ndërtimin e grupit.

Nëse lojtarët janë shpërndarë dhe po pushojnë, e njëjta gjë nuk vlen për stafin teknik dhe atë drejtues. Ata po vendosin “piketat” për sezonin 2022-2023.

Pjesa dërrmuese e grupit do të ruhet, por do të ketë afrime. Bisedimet kanë filluar me elementë të ndryshëm, e megjithatë me emrat janë të rezervuar.

Kontratat për disa futbollistë mbarojnë në fund të muajit maj, ndaj në qershor do të nisin negociatat edhe për të lidhur marrëveshjet e reja.

FIQIRI SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"