Siguroi kalimin e grupeve në Champions, por Bajernin tani e pret një kalendar ferri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2020 | 16:08

Siguroi kalimin e grupeve në Champions, por Bajernin tani e pret një kalendar ferri

Bajerni është rikthyer në Mynih dje në mesnatë pasi luajti ndeshjen e parafundit të Champions-it ndaj Atletikos së Madridit.

TSG 1899 Hoffenheim v FC Bayern Muenchen - Bundesliga

Por për kampionët nuk do të ketë asnjë ditë pushim pasi menjëherë të shtunën skuadra e Flik do të udhëtojë drejt Lajpcigut për kampionat, më pas do të presë Lokomotivën e Moskës për Champions.

Pas kësaj, skuadra do të presë sërish në Mynih, Unionin e Berlinit dhe më pas do të udhëtojë drejt Volfsburgut. Një dhejtor i mbushur me sfida të cilat kampionët e Gjermanisë duan t’i fitojnë për të ruajtur kryesimin në Bundesligë. Kujtojmë që në Champions, gjermanët kanë siguruar kalimin në fazën e 1/8-ve që pas fitores ndaj Salcburgut një javë më parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"