Siguroi drekë falas në shkolla për fëmijët në nevojë, Rashford nderohet nga universiteti i Mançesterit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2020 | 14:27

Siguroi drekë falas në shkolla për fëmijët në nevojë, Rashford nderohet nga universiteti i Mançesterit

Sulmuesi i Mançester Junajtid Markus Rashford bëri bujë të madhe gjatë periudhës së izolimit prej pandemisë, ku siguroi drekën falas në shkolla për fëmijët në nevojë. Sulmuesi anglez shkoi më tej pasi arriti që lëvizjen e tij ta bënte ligjore ku arriti të bindte edhe kryeministrin e Britanisë Boris Xhonson.

rashford

 

Tashmë falë Rashfordit, fëmijët që nuk kanë mundësi të paguajnë drekën në shkolla do ta përfitojnë atë falas. Ky veprim i sulmuesit nuk ka kaluar pa u vënë re dhe pa u përshëndetur nga shumë njerëz apo organizata. Së fundmi Rashford është nderuar me një çertifikatë mirënjohje për ndihmën që ka dhënë për familjet dhe fëmijët në nevojë.

Çertifikata e mirënjohjes i është dhënë nga universiteti i Mançesterit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"