Sidibe “peng” i letrave, zbulohet shuma që kërkon Besëlidhja për ta lënë të lirë mesfushorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2020 | 16:45

Sidibe “peng” i letrave, zbulohet shuma që kërkon Besëlidhja për ta lënë të lirë mesfushorin

Lancinet Sidibe nuk mund të quhet ende lojtar i Skënderbeut. Mesfushori nga Guinea, edhe pse është bashkuar me skuadrën korçare që prej fillimit të përgatitjeve në Durrës, nuk ka marrë lejekalimin nga klubi i Besëlidhjes. 

lancinet sidibe

Mësohet se lezhjanët kërkojnë një shumë prej 100 mijë eurosh për të lënë të lirë lojtarin, i cili është nën kontratë me Besëlidhjen edhe për gjashtë muajt në vazhdim. Vetë presidenti Gjok Noka paralajmëroi se Sidibe nuk mund të ikë në një skuadër tjetër pa një dëmshpërblim.

Sidibe

Që pas largimit nga Teuta, mesfushori nuk ka luajtur në asnjë skuadër në pjesën e parë të këtij sezoni. Mosmarrëveshjet me drejtuesit e Besëlidhjes kanë bërë që Sidibe të mbetet pa ekip, por tashmë shpreson se klubi i Skënderbeut do të merret vesh me lezhjanët, edhe pse nuk ka asnjë shans që të paguhet një shifër e tillë për mesfushorin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"