“Si tirons që jam më ‘turbullon’ Tirana”, Dita iu “shkel” syrin bardhebluve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 0:21

“Si tirons që jam më ‘turbullon’ Tirana”, Dita iu “shkel” syrin bardhebluve

Bruno Dita pas përfundimit të ndeshjes mes Flamurtarin, ka folur për mikrofonin e “Supesport”, duke thënë se interesi i Tiranës në merkato  e “turbullon”. Gjithashtu ai shprehet se skuadra vihet në presion kur është favorite për të fituar ndeshjen.

Dita

Pse ndryshuat fytyrë ndaj Flamurtarit? “Do thoja që në ndeshjet që jem i favoritë, kemi presion për të kaluar në avantazh, futemi shumë në presion duke qenë se kemi dhe shumë të rinj në ekip. Kështu që fitojmë me vështirësi”.

Starti i mirë? “Kemi bërë një start të mirë, por nuk është ky i sotmi Skënderbeu që presin të gjithë. Është Skënderbeu ndaj Pazrtianit ai që duan të shohin të gjjithë. Ajo sfidë duhet të mbetet në mendjen tonë dhe të vazhdojmë ashtu”.

Rasti ndaj Partizanit? “E kam tepruar, e kam zgjatur shumë, por isha me te drejtën time. Nuk e di si e dha arbitri atë penallti”.

Të tërheq Tirana në merkato? “Është kohë merkatoje dhe ka lajme të tilla. Si tirons që jam normalisht që më “turbullon” Tirana”.

Roli në fushën e lojës? “Jam i gatshëm të jap maksimumin, kudo që më vendos trajneri. Nuk jam nga ata që kënaqem me pak”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"