“Si të dal nesër në Shkodër?!” Çinari tregon mesazhin e babait: Zemra ime rreh për Vllazninë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2019 | 23:44

“Si të dal nesër në Shkodër?!” Çinari tregon mesazhin e babait: Zemra ime rreh për Vllazninë…

Eraldo Çinari i shënoi Vllaznisë në sfidën e ndeshje, teksa Partizani triumfoi me rezultatin 1-3 në “Loro Boriçi”. I ftuar në emisionin “Ora Sport”, futbollisti shkodran, rrëfeu emocionet e përballjes ndaj ish-skuadrës së tij, teksa u shpreh:

ERALDO-CINARI

“E dija që ka emocion por në fushë ishte krejt ndryshe. Shkoi mirë por zemra ime rreh për Vllazninë edhe pse sot jam pjesë e Partizanit.

Reagimi i babait? Për fëmijën e tij, gjithsecili është i lumtur. Babi më tha: Mirë mor djalë, t’i bëre golin, unë u kënaqa, por nesër si të dal unë në Shkodër?

Më ka ardhur keq të hak mesazhet e marra nga tifozët e Vllaznisë se kanë qenë të shumta. Ishte njëri prej tyre që më shkroi: Si mor djalë ja bëre Shkodrës këtë punë”, u shpreh Çinari

PANORAMASPORT.AL   

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"