Si sheik në mes të Dubait/ Pas fitores, Florian Marku shijon pushimet luksoze me familjen (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2022 | 14:36

Si sheik në mes të Dubait/ Pas fitores, Florian Marku shijon pushimet luksoze me familjen (FOTO)

Kampioni shqiptar i boksit Florian Marku bashkë me partneren dhe djalin e tyre të vogël ka fluturuar drejt Dubait ku po pushon prej disa ditësh pas triumfit ndaj Chris Jenkins.

Ai nuk ka ngurruar të ndajë me ndjekësit në rrjetet sociale foto e video nga pushimet luksoze. Florianin mund ta shohim të veshur si sheik, një stil komplet tjetër nga se jemi mësuar ne ta shohim, duke konsumuar edhe shisha.

Po ashtu të shumta kanë qenë edhe fotot me bashkëshorten dhe të birin të cilin e cilëson si ‘Marku Junior” dhe “motivimin e tij për të ecur para”.

Në nëntor të vitit të kaluar Floriani u bë për herë të parë baba. Lajmin e bëri të ditur ai vetë me anë të një fotoje të ëmbël nga spitali në Britani, ku erdhi në jetë djali i tij.

Më 2 prill ai ia doli të mbronte titullin e tij “International Welterwight” në versionin IBF, duke regjistruar fitoren e 11-të në karrierë ndaj uellsianit Chris Jenkins. Boksierit 29-vjeçar iu deshën rreth 10 minuta për të marrë një fitore me KO ndaj një kundërshtari që nuk rezistoi më shumë se 3 raunde dhe në të katërtin u dorëzua, duke e detyruar gjyqtarin që të ndërpresë ndeshjen e t’i japë fitoren lushnjarit.

Boksieri u shpreh se synon që ta ngrejë sa më lart emrin e tij dhe flamurin shqiptar dhe se do i tregojë Mbretërisë se Bashkuar dhe jo vetëm, që mund të përballojë sfida të forta.

Ai tha ndër të tjera se po përgatit edhe një dokumentar ku do të tregonte të gjithë ecurinë e karrierës së tij.

“Ndeshja u përfundua me sukses dhe gjërat vajtën siç i kisha pritur, përveç një fatkeqësie në raundin e tretë ku u çava dhe po nxitoja për të përfunduar ndeshjen. Ka qenë një nga kundërshtarët më të respektuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka patur 3-fishin e ndeshjeve të mia. Kështu i tregova publiku anglez që kam ardhur për të ndenjur dhe do i sfidoj të gjithë.”– zbuloi ai pak ditë më parë në një intervistë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"